
Fondi Rajonal i Sfidave (RCF) ka hapur zytarisht Thirrjen e Katërt për Shprehje Interesi, duke ftuar konsorciumet e ofrimit të trajnimeve profesionale dhe sipërmarrjet nga të gjashtë ekonomitë e Ballkanit Perëndimor për të aplikuar për fonde me synim përmirësimin dhe zhvillimin e aftësive si dhe për të rritur konkurrueshmërinë e bizneseve në rajon.
Institutet e Trajnimit Profesional, në bashkëpunim me një minimum prej tre sipërmarrjesh janë të inkurajuar të dorëzojnë aplikimet e tyre për shprehje interesi deri më 6 qershor, 2025, në 23:59. Aplikantët e suksesshëm do të fitojnë akses në fonde të rëndësishme për të mbështetur investimet në pajisje moderne, zhvillimin e infrastrukturës dhe programet e trajnimit bashkëpunues të bazuara mbi mësimin në vendin e punës.
Institutet e Arsimit dhe Formimit Profesional (VTI), në bashkëpunim me një minimum prej tre sipërmarrjesh janë të inkurajuar të dorëzojnë aplikimet e tyre për shprehje interesi deri më 6 qershor, 2025, në 23:59. Aplikantët e suksesshëm do të fitojnë akses në fonde të rëndësishme për të mbështetur investimet në pajisje moderne, zhvillimin e infrastrukturës dhe programet e trajnimit bashkëpunues të bazuara mbi mësimin në vendin e punës.
Institucionet e arsimit dhe formimit profesional që kanë të drejtimi aplikimi përfshijnë çdo entitet arsimor dhe trajnim të akredituar ose të licencuar — qoftë publike ose private — që kanë operuar për së paku dy vjet në njërën nga ekonomitë e Ballkanit Perëndimor6. Ndërmarrjet partnere gjithashtu duhet të jenë entitete ë regjistruara ligjërisht, publike ose private, me të paktën dy vjet histori operimi.
Përveç konsorciumit kryesor, përgatitja dhe zbatimi i projektit mund të mbështetet edhe nga partnerë të jashtëm, kontributet financiare ose në natyrë të të cilëve njihen si bashkëfinancim. Këta partnerë mund të përfshijnë komunat lokale, agjencitë zhvillimore, shoqatat profesionale ose institucionet e tjera përkatëse.
Projektet e pranueshme mund të përfshijnë si programe e trajnimit ekzistuese dhe programe të reja trajnimi, me kusht që programet e reja të jenë të certifikuara ose të akredituara jo më vonë se gjashtë muaj pas miratimit të aplikimit, dhe para nënshkrimit të marrëveshjes së financimit. VTI-të mund të aplikojnë për mbështetje financiare për grant për blerjen e pajisjeve dhe makinave, kryerjen e punimeve ndërtimore ose rikonstruktuese, përmirësimin e kurrikulave dhe materialeve të trajnimit, ose ndërtimin e kapaciteteve për mësuesit dhe trajnerët në sipërmarrjet partnere. Në rastet kur kakufizime hapësinore, aktivitetet e trajnimit mund të zhvillohen edhe në ambiente rë marra me qira. Ndërmarrjet partnere përfitojnë nga trajnime më cilësore të të rinjve dhe nga ngritja e aftësive të stafit të tyre, por VTI mbetet përfituesi direkt i grantit dhe njëkohësisht është pronar i të gjitha aseteve të financuara.
Shuma e kërkuar e financimit nga RCF duhet të jetë ndërmjet 150,000 EUR dhe 500,000 EUR për projekt. Për më tepër, të gjitha konsorciumet e dhe Formimit Profesional janë të detyruara të sigurojnë një kontribut të përbashkët prej së paku 10% të shumës së grantit të kërkuar.
Që nga lançimi, RCF ka tërhequr mbi 450 aplikantë dhe mbështetur 99 projekte me përafërsisht 44 milion euro të investuara në Shqipëri, Bosnjë Hercegovinë, Mali i Zi, Kosovë, Maqedoni e Veriut dhe Serbi. Këto projekte kanë sjellë ambiente trajnimi të modernizuara, partneritete publike-private më të forta dhe qasje më gjithëpërfshirëse në arsimin profesional.
Net4VET është një platformë online për shkëmbim njohurish e krijuar për të mbështetur bashkëpunimin midis ofruesve të trajnimit profesional, ndërmarrjeve dhe palëve të tjera të përfshira në zhvillimin e aftësive në Ballkanin Perëndimor. Platforma ofron qasje në praktikat më të mira, histori suksesi, modele trajnimi inovative dhe burime të lidhura me arsim dhe trajnim profesional. Duke inkurajuar bashkëpunimin rajonal dhe mësimin ndërmjet kolegëve, Net4VET kontribuon në përmirësimin e cilësisë dhe rëmdësisë së të mësuarit në vendin e punës dhe ndihmon për të zvogëluar hendekun në mes të arsimit dhe kërkesave të tregut të punës.
Aplikantët e mundshëm inkurajohen të eksplorojnë Net4VET për të mësuar nga projektet të cilave u janë akorduar grantet, për të eksploruarmodele inovative bashkëpunimi si dhe për të aksesuar burimet e nevojshme që lidhen me arsimin profesional dhe trajnimin dhe mbi zhvillimin e kapitalit njerëzor në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor.
Vizitoni seksionin e Pyetjeve të Shpeshta (FAQ) në faqen zyrtare këtu.
Konsorciumet e ofruesve të trajnimit profesional dhe sipërmarrjeve mund të gjejnë informacion të detajuar mbi kriteret e pranueshmërisë, procedurat e aplikimit dhe udhëzimet për dorëzimin e aplikimeve këtu.
Fondi është aprovuar nga Ministria Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (BMZ), e cila ofron 64.43 milion euro, me një shtesë prej 10 milion eurosh të bashkëfinancuara nga Qeveria Zviceriane, përfaqësuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC). Banka Gjermane e Zhvillimit KfW administron fondet, ndërsa Forumi I Investimeve të Dhomave WB6 (WB6-CIF) është i angazhuar me zbatimin e programit.
© E drejta e autorit 2025 nga RFC / Të gjitha të drejtat e rezervuara.